Demi Rose është njëra nga modelet më të komentuara, pasi secila lëvizje e saj merr vëmendje në përmasa të mëdha.

Kështu ka bërë edhe kohët e fundit përmes një postimeve në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një fotografi mjaft tërheqëse.

25-vjeçarja ka theksuar linjat trupore teksa të veshur mbante një fustan të ngushtë me ngjyrë metaliku, duke pozuar nga kolltuku.

https://www.instagram.com/p/CBJfShDAThR/?utm_source=ig_embed

“Pas një vikendi në kamping dhe lidhje të vetes me natyrën shpirtërisht, tani jam kthyer duke u ndier më mirë. Ju rekomandoj të gjithëve të ndani pak kohë për paqen e brendshme. Nganjëherë të jeni vetëm në mendime, në hënë dhe në yje”, ka qenë përshkrimi i saj në fotografinë e publikuar.

Modelja e njohur tashmë po qëndron në Londër, edhe pse nuk e kishte planifikuar një qëndrim kaq gjatë, pandemia coronavirus e kishte detyruar për një gjë të tillë. 

https://www.instagram.com/p/CBBU-NPge2K/?utm_source=ig_embed