Agron Demi

Demi: Qeveria po krekoset për zhvillim ekonomik, por ende bizneseve u ndalet rryma

Analisti Agron Demi ka vlerësuar se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë kohë është shumë më e dëmshme për bizneset se para një dekade.

Ai ka treguar se në këtë kohë bizneset e reja nuk kanë gjenerator, ndërsa ato të vjetrat i kanë larguar gjeneratorët.

Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se si sot një biznes nuk ka mundur t`i shërbej klientët e tij për shkak të ndërprerjes së rrymës.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po krekoset për zhvillim ekonomike.

“Ndërprerja e rrymës sot i dëmton shumë ma shumë bizneset se sa për shembull 10-15 vjet më parë. Shumica e bizneseve të reja nuk kanë bateri (agregat), kurse ato që i kanë pasur i kanë largu moti. Tash një biznes po i kthen mbrapa krejtë klientelën ngase për drekë nuk mundet me ju afru asgja të nxehtë nga kuzhina apo aparati i kafes. Një ditë e humbur. E qeveria krekoset me sukseset në zhvillim ekonomik e investime në energji”, ka shkruar Demi.

VIDEO BONUS: