Agron Demi

Demi: Duket se Qeveria Kurti ka funksionuar me dy ministri dhe një zëvendëskryeministër

Analisti Agron Demi ka komentuar përvjetorin e tretë të Qeverisë Kurti II.

Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore duket që Qeveria ka funksionuar vetëm me dy ministri dhe një zëvendësministër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se ministritë tjera thuajse nuk kanë ekzistuar fare.

“Në këto 3 vjet të qeverisjes Kurti 2 duket se kjo qeveri ka funksionu si qeveri me vetëm dy ministri dhe një zëvendëskryeministër: Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Dialogu. Arsimi, shëndetësia, infrastruktura, investimet, zhvillimi, tregtia, industria…thuajse nuk kanë ekzistu fare. Qeverisja e “punësimit dhe drejtësisë” ishte një qeveri e papunë edhe e padrejtë”, ka shkruar Demi.