Demhasaj – Kusarit: Dy gjërat më negative që kanë ndodhur në Kuvend për 20 vite, tentimi për zhbërjen e Speciales dhe tentim ndryshimi i Ligjit të zgjedhjeve

Drejtori i Organizatës “Çohu” Arton Demhasaj ka debatuar me U.d shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila për tentimin e ndryshimit të Ligjit të Zgjedhjeve.

“Ju ja keni përgatitur terrenin vetes për të shkuar në zgjedhje me Ligjin e Zgjedhjeve. Prej 20 viteve nuk kam pa proces më të keq që është iniciuar në Kuvend pas tentimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Dy gjërat më negative që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës është tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe tentimi për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve”, i është drejtuar Demhasaj Kusari-Lilës në “Debat Plus”.

Deputetja ka thënë se asgjë e keqe nuk është nëse ju lehtësohet mërgimtarëve të votojmë më lehtë në ambasada.

Kusari-Lila thotë se ndryshimi i këtij ligji nuk është iniciuar nga Qeveria por nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi marrë përgjegjësi politike për vendimet që propozojmë”, ka thënë Kusari-Lila./Telegrafi/