Demaliaj i mllefosur me Rexhep Selimin: Ti pshu***** votat që i merr!

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pasi që ky i fundit kritikoi kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj për heshtjen gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale.

Demaliaj e ka quajtur Selimin “gjeneral maneken”.

“A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!! Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke thy shumë rrastë..!!!”, ka shkruar Demaliaj, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje) i Demaliajt:

Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë.!!
Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!
Shumë e ke mbrojtur ti UÇK-në prej demobilizimit e deri sot..!! Bash as ndi nuk ta ka për atë punë..!! Veç ke prit e ke përcill komandanta e vet, qysh ka thonë Ramushi ,, asnji therrë hy s’të ka’’..!!
Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!!
Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!
Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi..!!
Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam nji pytje për ty..!!!
A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!!
Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke thy shumë rrastë..!!!

Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!!

Me falni miç pë këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!

loading…