Delta Air Lines do t’ua marrë punonjësve të pavaksinuar nga 200 dollarë në muaj

Delta Air Lines do t’ua marrë punonjësve nga 200 dollarë në muaj me planin shëndetësor të kompanisë, nëse ata dështojnë të vaksinohen kundër COVID-19, raporton agjencia AP.

Shefat ekzekutivë të kompanisë kanë thënë se kjo është e nevojshme pasi kostoja mesatare e qëndrimit në spital për virusin po i kushton kompanisë rreth 40 mijë dollarë.

Shefi ekzekutiv Ed Bastian ka thënë se të gjithë punonjësit që janë hosptailizuar shkaku i virusit në javët e fundit, nuk ishin plotësisht të vaksinuar.

Kompania ka thënë të mërkurën se do të ndalojë pagat e mbrojtjes për punonjësit e pavaksinuar që janë infektuar me COVID-19 nga 30 shtator, dhe do të kërkojë që punonjësit e pavaksinuar të testohen çdo javë nga 12 shtatori, ndonëse Delta do të mbulojë koston. Ata do të duhet të mbajnë masat në gjitha ambientet e mbyllura të kompanisë.

Delta nuk e ka ndjekur rrugën e United Airlines, që u ka thënë punonjësve që duhet të nisin të vaksinohen nga 27 shtatori apo të përballen me largim nga puna. Mirëpo, duke u kërkuar punonjësve të pavaksinuar nga 200 dollarë çdo muaj, duke filluar nga nëntori, mund të ketë efekt të njëjtë.

“Kjo shumë është e nevojshme për t’iu adresuar vendimit me rrezik financiar për t’u mos vaksinuar”, u ka thënë Bastian punonjësve.