New York

Delja “e arratisur” shëtitet lirshëm në rrugët e New Yorkut

Policia e Niagara Falls, New York, i është përgjigjur një raportimi të pazakontë për arratisjen e një deleje.

Teksa delja endej nëpër oborret e personave të panjohur, policia mbërriti në vendngjarje.

Blegërima e saj dëgjohej larg, andaj policia e pati më të lehtë të identifikonte vendndodhjen e saj.

Ajo u dërgua menjëherë në strehën e kafshëve në Lakeview, ndërsa policia po punon për të identifikuar pronarin e saj, dhe për të zbuluar se si ajo u arratis.