Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Sot gjatë ditës, u panë një sërë reagimesh nga disa deputetë të partisë në pushtet ndaj deputetëve të Listës Serbe, derisa Kryeparlamentari Konjufca ndërpreu seancën dhe “përjashtoi” deputetët e LS, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo këto zhvillime, deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra i ka quajtur teatër dhe se ka shprehur se krejt ai reagim u bë për shkak të fushatës zgjedhore, ngase gjatë tërë mandatit LVV dhe LS kanë bashkëpunuar ngushtë.
“Për katër vjet, pa u ndalë kurrë, kjo Qeveri bashkëpunoi afër me Listën Serbe. Prej zgjedhjes së presidentes, e deri te paga minimale, ishin të pandashëm. Në fund të mandatit, për interes elektoral, po bëjnë filma të ulët në Kuvend, edhe në dëm të interesit të Kosovës”, ka shkruar Deliu./Ballkani.info
Postimi i plotë:







