Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Radiotelevizionin e Kosovës, ku ka bërë një kronikë 55 sekondëshe dhe pa kamerë në vendin e ngjarjes, e vetëm me deklaratave të liderëve shtetërore, në storien mbi 25 vjetorin e vrasjes së 98 civilëve të vrarë në Rezallë.

Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se po bëhet politikë edhe me martirë e histori të dhembjes kombëtare.

Ajo ka kërkuar që ky veprim të gjykohet nga profesionistër.

Në fund, deputetja ka shkruar: “Për keqardhje”./Ballkani.info