Deliu-Kodra: Rritja e çmimeve ka rrezikuar mbijetesën, Qeveria po mban mbi 700 milionë euro të bllokuara

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e shumë familjeve.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për krizën e ngritjeve të çmimeve në të gjitha produktet.

“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e memse, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Postimi i plotë i Deliu-Kodrës, pa ndërhyrje:

S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri

Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët.

Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat!

Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal.

Në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve.

#GjithçkaShtrenjtë

#PagatNjëjtë