Deliu-Kodra: Qeveria Kurti është Qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e mediave dhe gazetarëve

Kuvendi është duke mbajtur debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në vendin tonë.

Përveç kësaj, ka edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

Fjalën pas deputetit të VV-së, Artan Abrashi, e ka marrë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo ka hedhur kritika ndaj ndaj Qeverisë Kurti 2 dhe presidentes Vjosa Osmani, që sipas saj, kjo e fundit po hesht lidhur me raportet dhe sulmet ndaj mediave.

“Qeveria Kurti është Qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e mediave dhe gazetarëve. Albin Kurti dhe Arben Vitia duhet të dalin të sqarojnë pse ka dështuar sigurimi i vaksinës.

“Ndërhyrja e aparatit shtetëror tek mediat është njollë e zezë mbi demokracinë tonë. Duke i sulmuar mediat, ky pushtet autoritar, ky shembull është ilustrim i zymtë i faktit pasi gazetarët luftuan me COVID-19 duke raportuar, ata bëhen viktima. Heshtja presidentes e ashtuquajtur presidente unifikuese lidhur me sulmin ndaj mediave, janë shembujt e parë të kalimit nga shteti demokratik tek ai autoritar”, tha ajo.