Deliu-Kodra: Kurti po sheh halucinacione, po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin duke thënë se ka filluar të vuajë nga halucinacionet.

Këtë ajo e thotë, duke shtuar se sipas saj, Kurti “po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.”

“Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.”, shkruan Deliu-Kodra.

Postimi i plotë i Delu-Kodra, pa ndërhyrje:

Kryeministri, si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.

Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.

Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat!