Drejtoresha “hot” e Tatimeve”, jo Briseida Shehaj, por e mirënjohura aktore e humorit Delinda Disha, vendosi që ta mbyllë “mandatin” e saj 4-vjeçar në “Portokalli”.
Siç është bërë dhe e ditur tashmë aktorja i’u bashkua një tjetër programi “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ishte e papritur.
Por një surprizë e bukur është fakti se aktorja do të ketë përkrah edhe bashkëshortin e saj.
Para pak orësh ajo na ka zbuluar rolin e tij në ‘Klanifornia’, dhe do të jetë pikërisht kostumografi i programit.
“Shihemi në Klanifornia. Super kostume”, ka shkruar aktorja tek fotoja ku duket dora e bashkëshortit të saj Eldo Disha.

loading…







