Delegacioni i Serbisë për Dialogun do të takohen sot në orën 10:00 me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Kështu raporton Televizioni Publik i Serbisë. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.
Ky raund i ri i dialogut është bërë me ftesë të emisarit sllovak, Miroslav Lajçak, e ku temë diskutimi do të jetë çështja e dinarit dhe Rregullorja e re e BQK-së.
Kryenegociatori Besnik Bislimi në fillim kishte thënë se Kosova s’do të marrë pjesë në takim, duke akuzuar emisarin sllovak se s’është konsultuar paraprakisht për t’u dakorduar rreth takimit. Kosova pritet të përfaqësohet nga zyrtar të BQK-së.







