Modeli i ri

Del në shitje vetura e ngjashme me atë të Batmanit, kushton qindra mijëra euro dhe ky nuk është i vetmi problem për blerësin

Vetura e ngjashme me Batmobile, kushton mbi 800 mijë euro dhe nuk mund të vozitet në rrugë të zakonshme

Në ankande të ndryshme, adhuruesit e filmave ofrojnë edhe disa milionë euro, për të blerë një veturë që është përdorur në ndonjë film.

Kësaj here, është një model identik me atë që e përdori Ben Afflec në vitin 2016 kur e luajti rolin e Betmenit.

Megjithëse nuk është origjinal, pronari që e ka sjellë në Moskë të Rusisë nga Shtete e Bashkuara, i ka vënë çmim fillestar prej 800 mijë eurove. Derisa, për pronarin e ri, sigurimi i kësaj shume nuk është problemi i vetëm.

Përmasat gjigant të kësaj veture, me gjashtë metra gjatësi dhe katër metra gjerësi, ia bëjnë kësaj veture të pamundur të vozitet në rrugë. Garazhi duhet të jetë special për këtë veturë, që peshon jo më pak se 1.5 ton.

Të pasurit e një veturë të ngjashme me Batmobile, që ka motorin me 5.0 litra dhe prodhon 502 kuaj fuqi, do ishte një eksperiencë shumë e mirë.

navigate_before
navigate_next