Liderët e Gjermanisë dhe të Francës, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëdimor, Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësueses së lartë të BE-së, pak pas orës 18:00 janë takuar pas dyerve të mbyllura në selinë e kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin.
Samiti për Ballkanin Perëndimor, me organizim të Merkelit dhe presidentit francez, Emanuel Macron, ka për qëllim, sipas paralajmërimeve të mëhershme, zgjerimin e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, para se gjithash, gjetjen e zgjidhjes për bllokimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ballkani.info.
Paraprakisht, Merkel dhe Macron i kanë pritur liderët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/
Fotoja nga mbledhja:








