Del dëshmia e Feros: Nuk e dija që menaxheri u plagos, po falesha në xhami

Reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik si “Fero”, ditën e djeshme ka dal përpara gjykatës lidhur me rastin ku mbeti i plagosur menaxheri i tij, Mehmet Elshani.

Fero gjatë deklarimit të tij ka thënë se nuk është në dijeni përse tre të akuzuarit kishin plagosur menaxherin e “On Records”, Mehmet Elshani.

Ai ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur rasti ai ka qenë në xhami për të kryer ritet fetare me mikun e tij dhe disa persona të tjerë, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë konflikt me ndonjë nga personat e tjerë, ndërsa lidhur me plagosen e ish-menaxherit të tij u shpreh se kishte dëgjuar në lajme.

“Unë jam shku, jam fal dhe pas disa orëve dëgjova që o plagos menaxheri im, Mehmet Elshani, ashtu kam dëgju dhe kam pa në lajme”, tha Shabani.

Kujtojmë që Fero para pak muajsh pati një sherr me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit.