Deklaroi se gratë janë për kuzhinë, Shefqet Krasniqit i publikohet fotografia duke qit fli!

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi, duke dashur të shpjegojë raportet në mes burrit dhe gruas ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se kuzhina është e grave dhe burri e ka vendin siç ua ka përcaktuar Zoti.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, ka thënë  imami Krasniqi.

Kjo deklaratë ka sjellë reagime të shumta, duke u konsideruar si diskriminuese ndaj vajzave dhe grave.

Por, portali Ballkani.info ka siguruar një fotografi të imamit Krasniqi që në të kaluarën shihet duke përgatitur një fil.

Në fotografi Krasniqi shihet në një ambient të hapur gjersa është duke e provuar veten e tij për përgatitjen e flisë.