Deklarohet presidentin ukrainas: Është caktuar data e pushtimit, na pret luftë e madhe

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ata janë të kërcënuar me një luftë të madhe.

Kreu i Ukrainës thotë se ka dëgjuar nga burime amerikane se Rusia mund të sulmojë të mërkurën.

Ai, nga ana tjetër, tha se do ta bënte të mërkurën një “ditë uniteti”, transmeton Demokracia.com.

“Përparimi në negociatat bërthamore me Iranin”

“Ne jemi të kërcënuar me një luftë të madhe, dita e pushtimit është caktuar sërish”, tha Zelenski.

“Kjo nuk është hera e parë, por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne duam paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave,” shtoi ai.

Ai thotë se parashikon që rajonet e Donbasit dhe Krimesë do të kthehen në Ukrainë nën kontrollin diplomatik.

Ai vlerësoi ushtrinë ukrainase, duke thënë se ata janë shumë herë më të fortë se tetë vjet më parë.