Vrasja e Liridonës

Deklarohet mbrojtja ligjore e Granit Plavës pas raportimeve se ai është rrahur në burg

Sot në mediat e vendit u raportua se i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është rrahë në burgun e Prishtinës gjatë pasditës së djeshme.

Lajmi.net ka kontaktuar me studion ligjore e cila ka nën mbrojtje Plavën.

Ata thanë se kanë dërgjuar për këto informata, por nuk kanë diçka zyrtare, dhe se nesër do të shkojnë ta vizitojnë klientin e tyre në burg.

“Nuk kemi të konfirmuar diçka, edhe ne i kemi marrë këto informacione, nesër shkojmë e vizitojmë dhe shohim se çka ka ndodhë”, thuhet në përgjigjen e GHG Law Firm.

Kujtojmë që Naim Murseli, Granit Plava dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, janë 3 të dyshuarit kryesorë për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Dje pasdite lidhur me këtë rast është arrestuar edhe personi i katërt.