Deklarohet Isa Mustafa, tregon se a do të bëjë LDK koalicion parazgjedhor me ndonjë parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.

Pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për medie, Mustafa ka shtuar se LDK- nuk do bëjë koalicion me ndonjë parti.

“LDK ka vendosur që të mos bëjë koalicion me asnjë parti, por lista jonë do të jetë e hapur për ata që donë t’i bashkohen” është shprehur ai. /Ballkani.info/