Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka thënë se kjo agjenci është përballur me kritika se pse profesorët dhe mjekët duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë.
Ai ka treguar për rëndësinë e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët.
“Kemi pasur edhe drejtpërdrejtë në opinion kritika se pse duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë mjekët dhe profesorët kur ata janë të veshur në petkun e pushtetit, por ofrojnë shërbime. Kjo është kërkesë ligjore, kemi një Parlament një Ministri dhe ka vendosur këto pozita qofshin mjekët, po ashtu edhe profesorët e universiteteve publike si subjekte deklaruar. Fillimisht ka pasur një hezitim, ka pasur ankesa edhe te ne, por edhe te institucionet e tjera. Por, që në fillim ne si agjenci kemi kërkuar të informojmë se kjo nuk është mënyra e duhur për sa kohë është në ligj, ata duhet ta kryejnë atë obligim përndryshe bëhet subjekt i sanksione qofshin ato gjoba qofshin kallëzime penale. Kemi arritur që vetëm tetë nga ky grup, mbi një mijë e treqind nuk e kanë kryer këtë obligim me kohë”, ka deklaruar Buleshkaj për Ekonomia Online.







