Deklaratat kundërthënëse të Osmanit dhe zyrtarëve të VV’së për vendosjen e ambasadës në Jerusalem

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit, duke thënë se do të të  veprojnë në koordinim me SHBA’në, e që është kundërthënëse me atë që janë deklaruar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, se nuk do të prishën me Turqinë dhe BE’në për ta vendosur ambasadën në Jerusalem.

Osmani është deklaruar sot duke folur edhe në emër të qeverisë(Kurti) në ardhje, se do të koordinohet për çdo veprim me Administratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani për rtv21.

E kjo deklaratë e Osamnit është në kundërshtim me atë çfarë zyrtarë të VV’së kanë deklaruar ditëve më parë.

I pari kishte reaguar, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe numri dy i VV’së, Glauk Konjufca, i cili ishte deklaruar  se para se të vendoset Ambasada e Kosovës në Israel, fillimisht duhet diskutuar me BE’në.

Ndërsa, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e pyetur në një studio televizive rrethë vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, kishte thënë se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE’në.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë padyshim që të prishemi me Turqinë e BE’në”, ka shtuar ajo ndër të tjera.

Edhe vetë lideri i VV’së, Albin Kurti, që pas një takimi që ka pasur me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë vendimin e Hotit për të vendosur Ambasadën në Jerusalem.

Një gjë e tillë nga mediat izraelit është parë si qëndrim i shtyrë nga presioni i Turqisë dhe letra e Erdoganit për Albin Kurtin.

Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi, pas deklaratave kontradiktore të Vjosa Osmanit që pretendon të bëhet Presidente sipas marrëveshjes politike me VV’në, dhe të qëndrimeve të Kurtit dhe zyrtarëve të kësaj partie.

Duhet theksuar, deklaratën që sot ka dhënë Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështja e vendosjes së Ambasadës në Jerusalem është çështje e mbyllur.