Deklarata skandaloze dhe anti-amerikane e profesorit të UP’së: Në emër të demokracisë i çojnë do dronë dhe i bombardojnë do vende

Profesori i sociologjisë në UP, Ardian Gola, në një debat televiziv ka shokuar me krahasimin e tij dhe tendencën që edhe demokracinë ta shfaqë si të dhunshme.

Ligjëruesi në Fakultetin Filozofik të Universitet të Prishtinës, ka dhënë edhe një deklaratë skandaloze, ku thotë se “në emër të demokracisë çohen dronë dhe bombardohen vende”.

Këto komente ai i ka dhënë në T7, derisa po debatohej për sulmin terrorist të së hënës në Vjenë.

Sipas tij, “historia e njerizimit është histori e dhunës, edhe ajo gjithmonë ka pas nevojë me e gjet referenca së e përligjin atë”.

“Nëse ne e esencializojmë dhunën si fetare, atëherë ne i mbyllim sytë përballë dhunës që historikisht dhe shpesh herë është motivuar, sidomos dhuna e shekullit 20 është motivuar mbi referencat nacionaliste”, shtoi profesori i UP’së.

“Çështja është se në thelb pushteti politik gjithmonë ka nevojë për diskurse që e përligjin atë. Dikur ka qenë feja, tash është nacionalizmi. Tash, dorën në zemër nga një herë është edhe demokracia. Në emër të demokracisë i çojnë do drona i bombardojmë do vene, etj, etj.”, ka thënë Gola në T7 por pa specifikuar se për kë ka fjalën.

Një diskurs i tillë zakonisht përdoret kundër SHBA-ve nga ligjëruesit ekstremistë fetarë dhe mbështeteshit e tyre radialë, për të arsyetuar dhunën dhe terrorizmin islamik.

Një vrasje e bujshme me dronë ka ndodhur në fillim të këtij viti në Iran, kur ushtria amerikane vrau gjeneralin e forcave elite të Iranit, gjeneralin terrorist, Qasem Soleimani si përgjegjës për vdekjet e qindra personave.

Kjo metodë e eliminimit të terroristeve të njohur në botë, është përdorur edhe në raste tjera nga SHBA-të, për të vrarë lider të ndryshëm të grupeve terroriste talebane dhe atyre të ISIS’it.