Presidenti

Deklarata e Thaçit se më parë do të bisedonte me dreqin se Vuçiqin, bën bujë të madhe në Serbi (FOTO)

Deklarata e e sotme e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se më parë do të zhvillonte dialog më dreqin, sesa më presidentin serb Aleksandar Vuçiq po bën bujë në mediat beogradase.

Në intervistën e dhënë për mediat kosovare, Thaçi i vlerësoi të vështira takimet me presidentin e Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, shkruajnë agjencia serbe e lajmeve “Beta”, televizionet, të përditshmet dhe portalet si “TV N1”, “Novosti”, “Kurir”, “Telegraf”, “Ekspres”, “Novi Magazin”, “Mondo”, “Aktuelno”, “NSPM”, etj, raporton Ballkani.info.

Mediat në Serbi raportojnë se Thaçi i ka ftuar përfaqësuesit e partive në Kosovë që të shfaqin vetëdije më të lartë shtetërore për marrjen e një vendimi sa më të shpejtë për përfaqësimin politik në dialog, me bazë sa më të gjerë politike. /Ballkani.info/