Deklarata e Surroit se “po paguajmë që Thaçi mos të shkojë në burg”, bën bujë në Serbi

Shteti i Kosovës e ka vënë në pyetjet pavarësinë e vet, integritetin territorial dhe Kushtetutën, ka vlerësuar publicisti kosovar, Veton Surroi.

Kjo deklaratë e Surroi e dhënë për Kohën Ditore me rastin e shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka bërë bujë sonte në mediat kryesore serbe.

Me titull “Pavarësia është vënë në pikëpyetje, po paguajmë që Thaçi mos të shkojë në burg”, tanjug, b92, blic, beta, kurir dhe mediat tjera serbe e kanë prezantuar deklaratën e Surroit, shkruan Ballkani.info.

“Sipas fjalëve të tij, një grup i caktuar njerëzish, i cili që një kohë të gjatë identifikohet me presidentin kosovar, Hashim Thaçi projektin e pavarësisë e ka shndërruar në projekt të plaçitjes, pasurimit personal, kurse për shkak të humbjes së përspektivës gjithnjë e më shumë mund të dëgjohet fjalia ‘asnjëherë nuk është vonë të lihet duhani dhe Kosova’”, citojnë mediat serbe Surroin.

Sipas tyre, Surroi në tekst thekson se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, por shton se nuk është e ditur se kur dhe si do të bëhet kjo.

“Duke komentuar raportin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe liderëve kosovar, Surroi konstaton se nuk është vetëm raporton i Dick Martyt ai që e ka krijuar Gjykatën Speciale, por raporti i gjithëmbarshëm i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës”, citohet Surroi.

“Shteti unë ka vite që paguan agjencitë për lobim në Uashington dhe vendet tjera, jo që t’i çojë përpara interesat e vendit, por që të parandojë shkuarjen e Thaçit në burg”, ka thënë publicisti kosovar. /Ballkani.info/