Ylli kosovar

Deklarata e parë e Arbër Zenelit si lojtar i ri i Reimsit

Arbër Zeneli është shumë i lumtur që i është bashkuar klubit të tij të ri, Stade De Reims, pas kompeltimit të tij nga Heerenveeni të shtunën.

Anësori i Kosovës Arbër Zeneli edhe zyrtarisht iu bashkua klubit francez, Stade de Reims, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare të shtunën.

23-vjeçari kosovari i bashkohet Reimsit nga klubi holandez Heerenveen, me të cilin pati një sezon vjeshtor fantastik.

Ai e ka quajtur shumë të mrekullueshëm klubin e tij të ri Reims, si dhe i ka falënderuar kompaninë Colossal Sports Management që ia mundësoi kalimin në Ligë 1.

“Jam shumë i lumtur për transferimin tim te ky klub i mrekullueshëm”, shkroi Zeneli në Instagram.

Kosovari nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ta nisë vendosjen e synimeve të reja me klubin e ri.

“Koha për të vendosur synime të reja”, shtoi ai.