Avni Dehari

Dehari pasi shpërndau postimin ku kritikohej Kurti: Ishte gabim, kërkoj falje për shqetësimin

Deputeti Avni Dehari mëngjesin e së shtunës ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një postim ku kritikohej ashpër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht shef i tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Lidhur me këtë ka reaguar vetë Dehari.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një gabim, derisa ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin e shkaktuar”.

Ai ka thënë se kjo është bërë gabim pasi kishte dashur të shpërndajë një postim për filmin “Ninullë” që u kushtohet të zhdukurve.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.
Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.
Faleminderit për mirëkuptim!