Degradon tërësisht debati: Tomë Gashi e quan Milaim Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime

Avokati Tomë Gashi, në emisionin Pressing ka lëshuar ofendime ndaj ish-deputetit Milaim Zeka. Gashi e quajti Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime.

“Me këso far idiota unë nuk dal në debat”, është shprehur Gashi në T7.

Këto ofendime Gashi i bëri pasi u komentua rasti i Zekës i cili ka thënë se patjetër që do t’i konfirmohet aktakuza presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.

“Gjasa të pakta që të hedhet poshtë aktakuza e Thaçit, andaj nuk duhet shumë intelegjencë të dihet kjo gjë siç pretendon Zeka”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi për Zekën tha se është monstrum dhe kondom për shumë përdorime.

“Ai far njeri është monstrum edhe është kondom për shumë përdorime”.  

“Ai është një zbulim i ri që nuk ka pasur deri tash”, shtoi Gashi.

Kujtojmë se dje, Tomë Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar, sipas tij, dëshminë e gazetarit Zeka në Gjykatë.

Sipas Gashit, Zeka deklaroi në gjykatë se ka pasur shumë kampe të UÇK’së gjatë luftës së fundit në Kosovë.