Kujtim Gashi

Dega e PDK-së në Prizren zgjedh Kujtim Gashin Shef të Shtabit për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren në mbledhjen e Kryesisë së Degës ka vendosur me unanimitet të plotë Shef të Shtabit për zgjedhjet lokale të Tetorit Nënkryetarin e Degës Kujtim Gashi.

“Kujtim Gashi është figurë gjithëpërfshirëse, ka eksperiencën, ekspertizën, energjinë dhe pasionin për të udhëhequr aktivitetin tonë politik.

Me Kujtimin në krye të aktivitetit politik, në krye të listës sonë të Kandidatëve për asamble komunale dhe si drejtues i ekipit më të mirë për Prizrenin, fitorja është akoma më e sigurtë.

PDK përveç Kandidatit më të mirë për Kryetarin e ardhshëm të Komunës, Shaqir Totaj, vizionit për Prizrenin që qytetarët e meritojnë, ka dhe ekipin më të mirë të asambleistave të udhëhequr nga Z. Kujtim Gashi, udhëheqës me eksperiencë, dinjitet, integritet dhe shumë pasion për ta reformuar qytetin tonë”, ka bërë të ditur PDK-ja.