Dega e AKR-së në Mitrovicë voton për kalim në Vetëvendosje, zyrtarizimi nesër në orën 16

Sot, pasdite, Këshilli Drejtues i degës së AKR-së në Mitrovicë ka mbajtur mbledhje pas raportimeve se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do të aderojë të premten në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ballkani.info merr vesh ekskluvizisht se e gjitha dega ka votuar që të aderojnë në VV dhe vetëm një anëtar ka qenë kundër.

“Nesër do të bëhet zyrtarizimi i kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje të komplet degës së AKR-së në Mitrovicë. Kjo ngjarje do të mbahet në orën 16 në Qëndren e KulturËs nË MitrovicË me njË tubim”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.

Vet Bahtiri mbrëmë e ka pranuar se do të kalojë në VV. /Ballkani.info/

loading…