Antony Blinken

Defekt mekanik në aeroplan, Blinken detyrohet me veturë të vazhdojë rrugëtimin nga Parisi në Bruksel për takimin e NATO-s

Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pasur një problem mekanik në Paris, ku si pasojë delegacioni i tij është detyruar të vazhdojë rrugëtimin me veturë nga Parisi në Bruksel.

Ky udhëtim me veturë për në Bruksel, u krye me qëllim që të jetë prezent Blinken në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Siç raporton Reuters, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Blinken pati problem me aeroplan. Në janar gjatë një udhëtimi në Evropë, Blinken u detyrua të qëndrojë për ca kohë në restortin zviceran në Davos për shkak se aeroplani me të cilin po udhëtonte kishte patur një defekt mekanik.

VIDEO BONUS: