Analisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës ku sërish ka dështuar konstituimi për shkak se Vetëvendosje nuk i dha votat për propozimin e PDK’së. Seanca u ndërpre nga Haxhiu pa u hedhur në votim i propozuari i LDK Kujtima Shala për të cilin VV po ashtu ka thënë se nuk ka vota

“Me diktat asgjë s’mundesh me mbrri as në jetë, as në politikë. Sidomos jo në demokraci. Ky kuazi-pushtet që veq gjeneron krizë mirë kish qenë me e ditë që epërsia e tyre te qytetarët nuk do të zgjasë përgjithmonë, dhe se krejt çka po bëjnë një ditë mund t’i kthehet bumerang” ka shkruar Deda.