Deçani po shndërrohet në njërën nga komunat më të zhvilluara në aspektin e infrastrukturës rrugore dhe jo vetëm në Kosovë. Pas përfundimit të asfaltimit të të gjitha rrugëve kryesore dhe atyre të fshatrave, tashmë procesi ka hyrë edhe nëpër rrugicat më të vogla, duke filluar nga Strellci e tutje.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe rrugicat e komunës së Deçanit, duke e bërë këtë komunë model të mbajtjes së fjalës dhe realizimit të projekteve konkrete.
Ky investim historik jo vetëm që lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve, por gjithashtu krijon kushte më të mira për zhvillim ekonomik, qasje më të shpejtë në shërbime dhe rritje të cilësisë së jetës.
Deçani po e dëshmon se me planifikim, menaxhim dhe përkushtim, premtimet politike mund të kthehen në realitet. /Ballkani.info/










