Në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, punimet për një nga atraksionet më moderne turistike në Kosovë janë drejt finalizimit. Zip Line Deçani, me gjatësi prej 1107 metrash dhe dy linja paralele, po ndërtohet me teknologjinë më të avancuar në rajon!

Kjo është një ndërhyrje që jo vetëm pasuron ofertën turistike, por e çon Deçanin në një nivel të ri si destinacion i turizmit malor dhe aventurier, ka shkruar Isuf Demhasaj, Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit.

Në këto pamje shihni nga afër ndërtimin e strukturës kryesore, që sipas Demhasajt është një hap i madh drejt hapjes zyrtare që pritet shumë shpejt.

“Falënderim për Kryetarin Bashkim Ramosaj dhe të gjithë ekipin që po e realizojnë këtë projekt me përkushtim dhe vizion. Deçani po ndërton të ardhmen – mbi themele të forta dhe synime të larta”, ka shkruar ai.

Zip Line Deçani me 1107 metra pritet të jetë më i gjati në rajon. /Ballkani.info/