Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë ditës së martë ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ku kanë nënshkruar një marrëveshje për një projekt të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë ditur i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ballkani.info.
Ai ka treguar se Deçani ka aplikuar në Programin për Zhvillim Rajonal 2023/2024 për Investimet Kapitale, me Projektin ‘Zhvillimi i Turizmit në Komunen e Deçanit – Produktet turistike në fshatin Alpin Bjeshkatare’, me kosto prej 414,270.00€.
“Nëpërmjet këtij projekti, do të ndërtojmë një ZipLine me standartet e fundit botërore dhe me gjatësi ndër ZipLine më të gjatë në rajon me 1.104 metra. Po ashtu, shtalla e kuajve do të jetë një shtesë e re për të kompletuar ofertën tonë turistike në ofrimin e shërbimeve të hipizmit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







