Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, në Komunën e Deçanit u mbajt Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, një aktivitet i cili bashkoi përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë kësaj seance, u nderuan dy gra me kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së: znj. Hate Rexhaj, e njohur si “Tezja e UÇK-së”, dhe znj. Feride Hajdinaj. Me humanizëm, guxim dhe përkushtim të madh, ato qëndruan pranë luftëtarëve të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

Në shenjë respekti për rolin e tyre të pazëvendësueshëm, atyre iu nda çmimi “Mirënjohje Qyteti”, një vlerësim që nderon kontributin e tyre në periudhën historike të luftës për liri.

Kryetari Bashkim Ramosaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e 28 Nëntorit si ditë që mishëron krenarinë kombëtare, rrugën e gjatë drejt lirisë dhe të gjitha figurat që me veprën e tyre kanë ndriçuar historinë shqiptare.

Ceremonia përfundoi me nderimin e dëshmorëve dhe martirëve të kombit.