Deçanasit protestojnë për mungesë të rrymës

Banorët e gjashtë fshatrave të komunës së Deçanit, Vokshi, Pobergja, Dranoci, Sllupi, LLoqani dhe Polani, janë mbledhur sot në këtë të fundit për të protestuar në mënyrë paqësore për mungesë të rrymës me nga 10 orë që nga muaji gusht.

Kjo ka ndodhur si pasojë e asaj që KEDS është duke e rregulluar rrjetin e energjisë elektrike në Junik, duke bërë që banorët e këtyre fshatrave të përballen me mungesë të gjatë të energjisë elektrike, transmeton klankosova.