Deçanasit nuk i ndalen policisë: Ikin dhe disa herë ua rrezikojnë jetën policëve duke bërë ‘drift’

Një shofer veture, i shoqëruar edhe me dy persona tjera brenda i ka ikur dje policisë, pasi i kanë kërkuar të ndalet dhe për më tepër ua ka rrezikuar jetën zyrtarëve policorë disa herë gjatë rrugës.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se të
njëjtit derisa ishin duke lëvizur me veturë, nuk ju kanë ndaluar patrullës policore duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia me veturë u është vënë në ndjekje dhe gjatë ndjekjes, i dyshuari disa herë i ka rrezikuar zyrtarët policorë.

Të tre të dyshuarit pasi janë intervistuar në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.