Debutimi i hidhur i Shabanit te Wolvesi

Debutimi i mesfushorit Meritan Shabani me ekipin e parë të Wolverhamptoni ishte i hidhur.

Shabanit, ndeshja debutuese i zgjati vetëm një çerek ore, pasi u lëndua dhe u detyrua ta lëshojë fushën.

Sipas parashikimeve të para, ai pritet të mungojë për periudhë të gjatë. Lëndimin e pësoi të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Readingut në kuadër të League Cup të Anglisë.

Këtë ndeshje, Wolverhamptoni e fitoi 4-2 pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues (1-1). Mesfushori 20-vjeçar, në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 74-të, në vend të Morgan Gibbs-White. Mirëpo, pas 15 minutave lojë u detyrua të largohet me barelë.

Ai u rrëzua pa pasur kontakt me ndonjë lojtar kundërshtar dhe sipas parashikimeve të para, ka pësuar dëmtim të rëndë të ligamenteve të gjurit. Trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo, është shprehur i shqetësuar me lëndimin e Shabanit, të cilin e ka vlerësuar shumë dhe ka planifikuar ta aktivizojë edhe në kuadër të Premier Leagues.

loading…