Prej 48 orësh reshjet e borës janë prezentë në rajonin e Korçës, aty ku fshatra turistikë si Dardha dhe Voskopoja janë zbardhur plotësisht, ndërsa flokët e parë kanë rënë pasditen e djeshme edhe në qytet.
Reshjet e borës kanë krijuar edhe problematika në këtë qark, teksa pasditen e së hënës është bllokuar aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, pasi një ortek ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait”.
Rruga është bllokuar në të dyja senset e kalimit dhe mjetet borëpastruese janë angazhuar për të siguruar hapjen e rrugës.







