Dëbohet kosovari nga Norvegjia, kanos zyrtarin policor që ishte në përcjellje të tij

Dëbohet kosovari nga Norvegjia, kanos zyrtarin policor që ishte në përcjellje të tij.

Autoritetet norvegjeze javën e kaluar kanë dëbuar një kosovar nga vendi i tyre për arsyeje ende të panjohura.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i dyshuari ka kanosur zyrtarin policor norvegjez i cili ishte në përcjellje të tij.

Rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me 21 të këtij muaji.

“Me datën 21.03.2019, i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas dëbimit nga Norvegjia në Kosovë, ka kanosur zyrtarin policor norvegjez i cili ishte në përcjellje të tij. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka treguar identitetin e të dyshuarit dhe as arsyen e dëbimit të tij në Kosovë