Kuvendi i Shqipërisë

Debate të forta në Kuvendin e Shqipërisë për tensionet në Veri të Kosovës, Berisha bllokon foltoren

Kuvendi i Shqipërisë ka devijuar nga rendi i ditës për të folur për tensionet në Veri të Kosovës. Seanca po zhvillohet me debate dhe tensione mes ligjvënësve.

Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur, kurse Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vetë.

Garda ka rrethuar foltoren.