Debat i nxehtë për Autostradën e Dukagjinit

Një debat i nxehtë po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend po diskutojnë rreth asaj se a duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit.

Ballafaqimi më i theksuar është mes kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, dhe atij nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Rexhep Kadriu.

Teksa Zemaj ka shprehur dyshimet e tij rreth qëllimit të vërtetë prapa idesë për ndërtimin e autostradës, Kadriu ka pohuar se ky projekt po bëhet për qytetarët e asaj ane.

“Dukagjini e meriton autostradën, edhe pikë”, ka deklaruar Kadriu.

loading…