Një përplasje mes Besnik Bislimit të Vetëvendosjes dhe Abelard Tahirit të PDK-së ka ndodhur për luftën ndaj korrupsionit, në Rubikon të KTV-së.

Bislimi i ka thënë Tahirit, nëse është i vetëdijshëm se PDK-ja po e poshtëron.

“A e din çfarë poshtërimi është duke të të bërë PDK-ja. Po thotë që 15 vjet e kam pas Ministrinë e Drejtësisë dhe sot po e luftoj korrupsionin”, ka thënë Bislimi.

Por Tahiri ka insistuar se “PDK-ja është e vetmja ajo parti e cila është kredibile dhe e fuqishme për ta luftuar korrupsionin”.

I ka thënë Bislimit se VV-ja po riciklohet me ish-figura të PDK-së.

“Po ricikloheni, me disa zhvatës të PDK-së që po synoni me marrë pushtetin”, ka thënë ai. “Shiko se çfarë krimi e korrupsioni keni bërë për më pak se 2 vjet qeverisje në Prizren dhe për 6 vjet në Prishtinë”, ka thënë Tahiri.

loading…