Debat i ashpër është zhvilluar sonte në televizionin Dukagjini ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe analistit Astrit Gashi.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer akuza dhe fyerja ndaj njërit tjetrit.
Në momentin kur Gashi i ka thënë Aliut se ata po bashkëpunojnë tash me PD dhe Sali Berishën të cilin dikur e kanë quajtur kriminel.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë që janë kundër ndarjes Kosovës, edhe me Sali Berishën edhe Ilir Metën”, ka thënë Aliu, transmeton Ballkani.info.
Pas kësaj ka reaguar Gashi duke thënë se me këtë po e manipuloni opinionin dhe për këtë jeni manipulant dhe po mashtroni.
Me tutje Gashi ka thënë se kriminel e kanë quajtur edhe Ilir Metën, për gjë që ka reaguar prap Aliu duke i thënë se “po rren” Astrit Gashit.
Debati ka degruar edhe kur është folur për protestat e VV kundër Thaçit dhe të cilat janë ndalur më pas, pasi që iu kanë premtuar ndërkombëtare se nuk do të protestojnë më.
“Po manipulon, po rren”, ia ka kthyer Aliu, Gashit, duke i thënë që të tregoj me emra se kush janë ata njerëz të VV-së që kanë thënë kështu.
Edhe analisti tjetër, Imer Mushkolaj ka qenë i ashpër me Aliun, duke ia përmendur tash bashkëpunimin me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së, ndaj të cilit dikur kishin bërë atentat.
“Keni bërë atentat ndaj Isa Mustafës, e keni quajtur tradhtar dhe kriminel”, ka thënë Mushkolaj. /Ballkani.info/







