De Rossi i humb tre ndeshjet e ardhshme të Romës

Daniele De Rossi do ta humb ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës dhe atë kundër CSKA Moscow të merkurën në Champions League, ka konfirmuar trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco.

De Rossi u lëndua në takimin e javës së kaluar me Napolin, ndeshje e cila ishte e 450-ta në Serie A për mesfushorin italian.

“De Rossi nuk do të jetë me skuadrën në sfidat me Fiorentinën dhe CSKA Moscow dhe me shumë mundësi do ta humb edhe ndeshjen me Sampdorian fundjavën e ardhshme”, theksoi Di Francesco.

Roma e cila arriti deri në gjysmëfinale të edicionit të kaluar në Champions League, ka 6 pikë sa edhe Real Madridi që kryesojnë së bashku grupin G pas 3 xhirove të zhvilluara.

Në anën tjetër kryeqytatasit po përballen me formë të dobët në kampionat teksa numërojnë 15 pikë në vendin e 8-të.