Ylli holandez Matthijs de Ligt ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, megjithëse disa gjigantë evropianë kanë shfaqur interesim të madh për të.

Manchester City dhe Barcelona janë interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit holandez, por Juventusi konsiderohej favorit për ta transferuar atë.

Përveç se ka zënë vend si titullar në Kombëtaren e Holandës, De Ligt është kapiten i Ajaxit edhe pse i ka vetëm 19 vjet. Muajin e kaluar, ai e fitoj çmimin “Djaloshi i Artë”, i ndarë nga gazeta italiane “Tuttosport”.

Megjithatë, De Ligt ka thënë për NOS: “Nuk kam frikë, por nuk dua ta braktis Ajaxin këtë afat kalimtar”.

“Duhet të fitojmë trofe dhe të gjithë ne duhet të qëndrojmë këtu për t’i sjellë sukses klubit”, shtoi ai.