De Jong mezi është duke pritur që të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Amsterdam, ku “Los Blancos” fituan 2-1, gjigantët holandez ishin superior në lojë.
Në “Santiago Bernabeu”, Ajaxi ka nevojë për pak më shumë fat dhe dhënien e maksimumit, që të përmbysë disavantazhin dhe të shkojë në çerekfinale.
Pikërisht lojtari i ardhshëm i Barcelonës foli gjatë dhe zbuloi një sekret për gazetën “De Telegraaf”.
“Klubi më pyeti, kur kam nënshkruar, se a do ta eliminoj Real Madridin”, – ka thënë De Jong, duke iu referuar kërkesës së negociatorëve katalanas, të udhëhequr nga Bartomeu.
Përveç kësaj, holandezi shtoi: “Unë e pashë klasiken e të shtunës në shtëpi, por jo për të analizuar Real Madridin. E pashë për qejf, duke qenë se nga vera do të jem pjesë e asaj ndeshjeje të madhe. Eliminimi i Real Madridit do të ishte diçka e papritur për të gjithë botën e futbollit, por ne mund ta shkruajmë emrin e Ajaxit në histori”.







