De Jong i bën thirrje De Ligtit t’i bashkohet Barcelonës

Matthijs de Ligt e refuzoi Barcelonën gjatë verës, pasi zgjodhi t’i bashkohet Juventusit, por Frenkie de Jong beson se ish bashkëlojtari i tij te Ajaxi mund t’i ribashkohet atij në Camp Nou në të ardhmen e afërt.

Mesfushori holandez, megjithatë, theksoi se De Ligt e kishte marrë vendimin e duhur për të kaluar të Juve nga Ajaxi.

“De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, tha De Jong për De Telegraaf.

“Fakti që ka shkuar në Itali nuk nënkupton se ai nuk mund të luajë për Barcelonën pas pak vitesh. Ai e ka bërë vendimin e duhur; po bën punë të mirë në Torino”, shtoi ai.

Ai foli edhe për veten dhe mënyrën e përshtatjes së shpejtë në skuadrën katalonase.

“Përshtatje ime në skuadër, e them me dy fjalë: pothuajse e përkryer”, theksoi ai.